"Al Jazeera" paralajmëron publikimin informacioneve nga shërbimet sekrete në botë

Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të të dhënave të shërbimeve sekrete të botës në histori, raporton televizioni “Al Jazeera” për Ballkanin, me seli në Sarajevë.
Gjatë ditëve të ardhshme “Al Jazeera”, në bashkëpunim me shërbimin “Al Jazeera Plus” dhe gazetën britanike “The Guardian” do të publikojë një sërë shkrimesh të quajtura “Kanalet e spiunimit”.
Një analizë e shkruar një muaj pasi Netanyahu paralajmëroi Kombet e bashkuara se Irani është në gjendje të prodhojë bombën atomike.
Dokumenti sekret i shërbimit izraelit Mossad tregon se ky shërbim vërtet beson që Irani është duke zhvilluar armën bërthamore.
Analiza nga viti 2012 është shkruar vetëm një muaj pasi kryeministri izraelit Netanyahu paralajmëroi OKB-në se Irani është në gjendje të prodhojë bombën bërthamore brena një viti.
“Kjo është bomba, kurse ky është fitili…“, kishte thënë ai.
“Kanalet e spiunimit” zbulojnë që, larg nga sytë e opinionit, vetëm një muaj pas kësaj fjale, shërbimi sekret izraelit ka dërguar një porosi krejtësisht tjetër fare.





















































