Site icon Telegrafi

Akuzohen mjekë se kanë dhënë çertifikata të paligjshme mjekësore për shoferët e rinj

Mjekja J.A. (47) nga Gjevgjelija është paditur nga MPB për një veprim të pakujdesshëm në detyrën zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë ngritur akuza edhe kundër M.E. (55) dhe B.P.M. (27) të dy nga Koçani, gjithashtu mjekë të mjekësisë së përgjithshme. Ata janë të dyshuar për punë të pamatur brenda detyrës zyrtare. E dyshuara J.A. pesë herë, në vitin 2015, dhe i dyshuari i dytë dhe i tretë një herë, pa mbikëqyrje dhe me pamaturi kandidatëve të ardhshëm për shoferë u kanë mundësuar të kalojnë testin në mënyrë të paligjshme për vlerësim të njohurive nga kursi i Ndihmës së parë. /Telegrafi/

Exit mobile version