Site icon Telegrafi

Aktorja e famshme “shndërrohet” në Donald Trump (Foto)

Aktorja amerikane, Meryl Streep, është e njohur për aftësitë e saja të transformimit, ndërsa një nga “rolet” e saja më të reja i ka disponuar të gjithë.

Jemi mësuar ta shohim 66-vjeçaren në role të shumta, ndërsa këtë herë ka ardhur në rolin e kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Fituesja e Oscarit është një mbështetëse e Hillary Clintonit, porse në manifestimin e përvitshëm për William Shakespeare që mbahet në New York, ajo është transformuar në kandidatin republikan.

Streep ishte veshur me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, në stilin klasik të Trump.

Po ashtu, e ka zmadhuar barkun dhe në fytyrë ka vënë pudër me nuancë të portokalltë, teksa në kokë kishte vënë paruke që ngjan me stilin e veçantë të flokëve të biznesmenit të shndërruar në politikan. /Telegrafi/

Exit mobile version