Site icon Telegrafi

Aktori i “O Sa Mirë”, Kurti nuk arrin të bëhet asamblist i Gjakovës, merr vetëm 61 vota

Sezonin e kaluar u bë pjesë e kastës së aktorëve të serialit të njohur “O Sa Mirë”.

Ai u bë i njohur me rolin e gjakovarit, i cili edhe studion, por edhe punon në kafenenë e serialit.

Është fjala për Art Kurtin, i cili fitoi dashurinë e shikuesve televiziv me rolin e Ylberit.

Ai në zgjedhjet komunale për qytetin e Gjakovës mati forcat duke kandiduar për asamblist.

Kurti ishte pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Gjakovës, ku morri besimin e vetëm 61 qytetarëve gjakovarë, sipas Komisionit Qendror ë Zgjedhjeve.

Kjo ka bërë që mos ta arrij të marrë votat e mjaftueshme për të qenë asamblist në Kuvendin Komunal të Gjakovës.

Megjithatë, ai mbetet një ndër aktorët më simpatik të serialit, i cili është një ndër më të shikuarit në trojet shqiptare. /Telegrafi/

 

Exit mobile version