Intervistoi: Behare Bajraktari
Sinqeriteti dhe komunikimi i hapur mes tyre, është virtyti që e vlerësojnë më së shumti. Kompromisi i pёrhershёm mes futbollit dhe jetёs familjare ёshtё pjesё e familjes mediale. Dikur dhuratat ishin lule, tash janё shndërruar nё çift praktik, si dhuratё bёhet…njё furrё elektrike!
Pёr nёnёn njё pёrqafim mjafton, por pёr gruan lulet e 8 marsit, nuk kryejnë punё… Adriani dhe Pranvera për portalin tonë rrëfejnë storien e njoftimit të tyre, zbulojnë disa prej inserteve të jetës së tij private dhe profesionale…
Duket se të dy jeni tipa racionalë, që i masin dhe i peshojnë mirë gjërat para se të marrin një vendim për çdo gjë që ka të bëjë me ju. Si u njohët ju, si ua shprehët njëri-tjetrit interesin e përbashkët që kishit?
Adriani: Jemi takuar nё teatёr, para 8 vitesh, Pranvera erdhi nё shfaqje me njё shoqe tё saj qё ishte dhe shoqja ime. Natyrisht, mё tёrhoqi bukuria e saj (e edhe sot mё tёrheq bukuria e Pranverёs), sepse kur e sheh njё femёr s’mund tё thuash qё mё tёrhoqi inteligjenca e saj. Pra, jemi takuar pёr herё tё parё nё teatёr dhe mё tёrhoqi diçka mё shumё se sa bukuria tash e 8 vjet.
A tё kujtohet cila shfaqje ishtё atё natё?
Adriani: Po, ishte shfaqja ‘Jam talent se jo mahi’, pjesa e pestё dhe pas shfaqjes ne u takuam rastёsisht dhe atё natё kam insistuar shumё qё ta takojё sёrish dhe e kёrkova kudo pёr ta gjetur. Mё pas jemi takuar vazhdimisht dhe ky ka qenё fillimi i lidhjes sonё.
Pranvera: Po kthehem nё retrospektivё, nё periudhёn se si jemi takuar unё dhe Adri, pra njё shoqe me pati ardhur prej Anglisё dhe ne atё natё shkuam nё teatёr pёr shfaqje. Më kishte pёlqyer shumё karakteri i Azemit, qё e aktronte Adri si aktor.
Po nё jetёn e pёrditshme a ёshtё aktor i mirё?
Pranvera: Shumё, shumё, ёshtё profesionist i vёrtetё (qeshet). Po flas sinqerisht, tash e 8 vjet kemi raporte shumё tё mira. Si çdo çift tjetёr edhe ne kemi mosmarrëveshje tё vogla, por fatmirësisht jemi shumё tё hapur dhe nuk na pengojnё kёto probleme të pёrditshmёrisë. Ndryshe, kur kemi diçka pёr t’ia thёnё njёri-tjetrit, ia themi, nuk kursehemi nga kritika as para shoqёrisё.
Adriani: Mё duket se, ne, mё shpesh se çiftet e zakonshme debatojmё dhe e kritikojmё njёri-tjetrin. E kur diskutojmё si persona ekspresiv qё jemi, po tё na shikojё dikush i panjohur, do tё mendojё se po grindemi sidomos kur jemi nё udhёtim, nё veturё. Pra, debatojmё pёr shumё gjёra dhe kemi mospajtime, por kjo sjell energji pozitive, por edhe kur ka gjёra negative ne prapё diskutojmё.
A ekziston ndonjё sekret qё njё çift tё jetё i lumtur?
Pranvera Munishi: Nuk mendoj se do duhej tё kishte sekrete tё veçanta, por sinqeriteti ёshtё njё faktor shumё i rёndёsishёm, i cili mund tё ndikojё qё, njё lidhje tё jetё e mirё, e qёndrueshme dhe funksionale.
Adrian Morina: Siç funksionojmё, nuk e di a jemi tё lumtur a jo, porse jemi shumё tё hapur me njёri-tjetrin që është njëri prej virtyteve qё unë e çmoj më së shumti në lidhjen bashkёshortore. Njё lidhje që ka kundёrshtime, debate, biseda pёr shumёçka, mendoj se ecën pёrpara. Po i them krejt kёto sepse, unё dhe Pranvera, jemi tё ngjashëm me njёri-tjetrin. Mbase dikush mund tё mendoj se ёshtё gabim qё çifti tё jetё i ngjashëm, siç thonё pёr plusin dhe minusin, por kështu ne e sfidojmë njёri-tjetrin dhe kjo na mban bashkё.
Thuhet se 7 vjetёshi i parё ёshtё e i vështirё pёr njё çift?
Pranvera: E thashë edhe mё parё qё njё çift nuk mund tё mos ketё probleme ose mosmarrëveshje. Ështё normale kjo, megjithёsё besoj qё kriza ёshtё tejkaluar, ne njihemi tashmё, ia dijmё anёt pozitive dhe negative njëri-tjetrit dhe, natyrisht, pёr shembull, diku ku mua mё pengon, Adri kujdeset qё tё mos ndёrhyj.
A ёshtë xheloz, Adri?
Pranvera: Jo, absolutish. Pёrderisa unё ushtroj profesionin e gazetares, tash e sa kohё kemi krijuar marrëveshje. Gjatё karrierёs sime kam zhvilluar takime, intervista, udhёtime qё kanё tё bёjnё me punёn, por nuk ёshtё reflektuar xhelozia. Mund tё them lirisht se Adri ka qenё njёri prej mbёshtetёsve kryesorё pёr punёn dhe, mendoj se edhe unё jam treguar liberale me tё.
Adriani: Unё po befasohem kur po thotё Pranvera qё s’ёshtё xheloze, mbase po e thotё sa pёr intervistё. Mendoj se tё kesh pakёz xhelozi pёr njeriun qё e ndan njё copё jete me tё ёshtё normale, mbase s’ёshtё krejt xhelozi, ёshtё si lloj brenge pёr njerёzit e vlefshёm qё i ke dhe frika se mos e humb atё. E ajo brengё mund tё kalojë nё xhelozi, e unё pёr vete jam xheloz, e pranoj.
Adrian, ka vend për xhelozi te ti?
Adriani: Shumё, shumё. Ja pёr shembull, sot e thirra nё telefon dhe e pyeta se ku ёshtё. Ajo mё tha, jam nё TV (RTK). Ok, i thash, dil nё dritare tё tё shoh. Ajo doli, ma bёri me dorё, e unё pastaj ndejta rehat. Njё xhelozi e shёndoshё ёshtё kjo. E sa i pёrket jetёs profesionale aspak s’mё pengon, martesa ёshtё kompromis dhe ia respktoj punёn, orarin qё e ka nё gazetari. Unё nuk do ta lejoja askёnd tё mё pengontё nё punё, e pse unё do ta pengoja dikё, e nё veçanti Pranverёn.
Cila ёshtё pesha e familjes kundrejt profesionit?
Adriani: Po natyrisht, edhe kur diskutoj mё shokё dhe me miq, e dimë tё gjithё se sa mundet njё artist tё ekzistojё prej artit edhe pse unë nuk ankohem kurrё. E, po të mos isha bёrë aktor, çka do të isha bërë nё jetё? – mё pyesin shpesh. E unё u them, qё pёr familje s’kisha pyetur pёr profesionin, kisha punuar edhe nё riciklimin e mbeturinave, edhe nё mishtore, edhe si floktar dhe çfarёdo profesioni tjetёr. Por, pёrderisa e kam luksin familjar që nuk ma cenon mbijetesёn dhe gjёrat e tjera nё jetё, atёherё unё vazhdoj tё mbaj profesionin e aktorit, por gjithmonё familja ёshtё numёr njё.
Adri, nё kokё mbani një kapele tё ekipit Chelsea. Kjo tregon se je adhurues i kёtij ekipi anglez. A ju krijon futbolli probleme?
Adriani: Kompromisi gjithmonё ёshtё ky: nёse do Pranvera që unë të rri në shtëpi, duhet tё na lejojё tё shikojmё futboll. Nёse jo, unё dalë me shokë ta shikoj ndeshjen diku tjetër.
Pranvera: Ёshtё problem jo mё pёr shkak tё Adrit, se tash mё ёshtё bёrё dhe ai adhurues futbolli. Tash janё dy qё pёrcjellin futbollin. Unё jam rritur me futboll, vёllain e kam pasur futbollist, mirёpo ka momente kur jam e lodhur prej punёs dhe më me dёshirё i pёrkushtohem familjes, tё paktёn me ndonjё bisedё…por, ja kur vijnё ndeshjet e futbollit, na ndёrrojnё agjendën dhe ma prish qefin ndonjёherё.
Cili ёshtё menaxher mё i mirё nё familje?
Adriani: Unё mendoj se jam mё i mirё, por menaxhimin ia kam lёnё Pranverёs. Si çdo familje tjetёr pёr shumёçka dhe pёr punёt e shtёpisё, gruaja menaxhon. Unё kujdesem që t’i sjelli paratё nё llogari, e mё sё miri ajo di t’i menaxhojё, t’i nxjerrë paratё jasht llogarisё…ta zbrazë atё. E mira ёshtё se tё dy punojmё dhe mua s’mё interesojnё aspak financat e saj.
I keni llogaritё e ndara?
Adriani: Po, natyrsht qё i kemi llogaritё e ndara, s’mё interesojnё tё ardhurat e saj. Llogarinё time ajo e sheh, por unë tё Pranverës, jo, sepse ajo i harxhon deri mё datёn 5 tё fillimmuajit (qeshet). Ndonjёherё e kritikoj, por jo shumё, sepse ajo ёshtё e rritur dhe e din vetё se sa do tё harxhojё. Nga ana tjetёr, edhe pse profesioni i aktorit nuk sjell tё ardhura. Unё kam pasur fat qё me kёtё profesion tё sjell para nё familjen time, tё kem para dhe tё harxhoj.
Pranvera: Qё t’i sjell paratё nё llogari Adri, din mё sё miri, sepse ёshtё menaxher i mirё, gjithnjё ka para nё llogari dhe shpesh e pyes, a pinë ndonjёherё kafe (qeshet). Ndonёse unё blej shumё, pjesёn mё tё madhe e blej pёr Orikun, djalin tonё. Dёshiroj t’ia plotёsoj tё gjitha dёshirat, kёrkesat qё tё mos i mungojё asgjё.
I bleni shumё lodra Orikut?
Pranvera: Po shumё, shumё kёrkesat e tij janё topat dhe veshjet e futbollit që janë mjaft tё shtrenjtë, pastaj pajisjet tjera sportive qё i nevojiten, sepse tashmё Oriku po ushtron dhe futboll. Mbase me numra nuk po mё kujtohen pёr momentin, por e di qё ai ka mbi 40 veshje sportive tё klubeve dhe ligave tё ndryshme evropiane dhe mbi 30 topa futbolli. Kёrkesat e tij janё shumё sepcifike dhe jo tё zakonshme.
Adriani: Kёtu me Pranverёn nuk pajtohemi, shpenzimet janё tё mёdha dhe tё shumta, jo pse unё nuk dёshiroj. Kam shumё dёshirё qё Oriku, djali ynё, jo vetёm fёmijërinё ta ketё tё lumtur, por edhe kur tё rritet tё jetё i lumtur, sepse jetojmё nё njё kohё tё pasigurt ku nesёr mund tё mos kesh asgjë.
A ke dёshirё qё Oriku tё bёhёt aktor?
Adriani: Jo, jo assesi. Nuk e them kёtё si shumё prindёr qё fёmija im tё mos bёhet artist, por unё e them shpesh kёtё, ai edhe do ta ketё vёshtirё tё bёhet diçka tjetёr, pra kёshtu diçka me mediat. Por, nёse bёhet aktor do ta ketё mё lehtё se sa unё.
A ёshtё vёshtirё tё jёsh prind dhe aktor njёkohёsisht?
Adriani: Natyrisht qё ёshtё vёshtirё edhe pse nё kёtё plan mund tё them lirisht se kam pasur fat pёr shkak se familja e Pranverёs janё kujdesur pёr Orikun sa unё jam marrë me punё, prandaj i falëndroj ata publikisht. Sigurisht dhe familja ime do tё ishte kujdesur pёr tё, por ata jetojnё nё Prizren e tash po bёj pёrpjekje qё tё bёj orar tё rri sa mё shumё me Orikun tim.
Cili ёshtё roli i aktorit nё fushёn kinomatograifke?
Adriani: Thuhet gjithnjё se nuk ka mjete financiare. E unё do tё thosha qё nuk kemi as njerëz. Po shohim nё botё qё edhe me pak para po bёhen filma edhe shfaqje teatrale. Nё botё gjithmonë bёjnё filma ata qё kanё mundësi dhe askush s’tё vjen tё shtëpia tё tё lus, eja se ti je mё i miri. Ёshtё mirё tё dish t’i gjesh vetes punё. Duhet tё kesh ide, projekte edhe me pak para. Pёr “Super Googo-n” si projekt kam pritur mё shumё se sa njё vit, mё parё RTK e ka refuzuar, por unё nuk hoqa dorё prej kёsaj ideje, dhe, tash ky projekt gjeti vend nё kët institucion. Ndёrsa, sa i pёrket filmit, po bёhet pak e fare, mbase kam tё drejt tё them kёtё meqё unё s’kam qenё i angazhuar nё projekte filmike. Fatkeqësisht, mund tё them se jemi nё tendencё pёr filma, por filma tё mirё nuk kemi ende. Kinomatografa ka buxhet 400 mijё euro dhe ne nuk kemi filma, sepse s’kemi njerëz!
A ёshtё vështirё tё jesh gruaja e aktorit?
Pranvera: Thuhet se nёse nё fillim e kupton profesionit e partnerit, mё s’do tё kesh telashe, kёshtu kam vepruar dhe unё. Edhe pse nuk ёshtё edhe krejt e lehtё tё jesh bashkёshorte e aktorit kur dihet se artistёt s’kanё orar, kanё prova tё gjata, shfaqje kudo, premiera teatrale, e shpesh Adri nuk kthehet nё shtёpi deri nё 2 tё mёngjesit.
E kam tё vёshtirё, por unё ia njoh kёrkesat e profesionit dhe e pёrballoj kur e di qё ai mundohet shumё tё tregoj pёrkushtim pёr familjen.
Adrian…?
Adriani: Jo, jo aspak. Unё si natyrё jam shumё i ambientueshёm edhe sikur Pranvera tё kishte njё tjetёr profesion, do tё isha mёsuar me tё. Jam mёsuar me gazetarinë, s’mё bezdisё, pёrkundrazi mё vjen mirё qё jemi tё pёrafёrt. Ne bёjmё debate tё ndryshme, veçmas kur Pranvera ka paraqitje tё drejpёrdrejta, i jap mjaft kritika për formulimin e fjalive, edhe pse mendoj se ajo ёshtё njёra prej folëseve mё tё mira. Pranvera, gjithashtu vjen nga njё familje gjuhtarёsh, vet ёshtё gjuhtare, madje më ka ndihmuar edhe mua shumё nё pёrmirёsimin e gjuhës.
Çka ju ka penguar mё sё shumti gjatё kёtyre viteve nё Kosovё?
Pranvera: Paragjykimet, konsideroj qё janё shumё prezentë tek ne. Prej paragjykimeve vijnё nё shprehje dobёsi tjera tё kёsaj shoqërie. Janё edhe thashethemet qё mё pёngojnё, dinё tё mё bёjnё nervoz dhe mendoj se njё pjesё e madhe e shoqёrisё sonё e kalon kohën duke u marrё me thashetheme. Mos të ngelem borxh, edhe politizimi i shoqёrisё, gjithashtu, mё pengon mjaft.
Adriani: Kam shumё frikё se gjatё kёtyre viteve kemi stagnuar shumё. Problemet qё i kemi pasur para dhjetë vjetëshi kemi dhe tani. Kemi mbetur shoqёri nё tranzicion, e kёtij tranzicioni duhet t’i vij fundi, duhet t’i marrrim masat t’i themi stop. Jam lodhur me fjalёn tranzicion. Mbaj mend qё nё ’99-ën nё teatёr s’ka pasur repertor tё qёndrueshёm, s’ka as tani e shumё, shumё fakte tё tjera nё jeten tonё. Kam frikё se po mёsohemi me kёtё jetesё e duhet ta ngrisim zёrin, t’i themi ndal jetёs me fazёn e tranzicionit.
Si do tё jetё familja juaj nё tё ardhmen?
Adriani: Krejt ndryshe, krejt ndryshe. Nёse flasim pёr fёmijё, nuk kemi planifikuar sa do t’i kemi. Tash e kemi Orikun. Sa tё na falë Perёndia, ne jemi tё kёnaqur. Ndёrsa, nё karrierё ne jemi nё njё moshё mesatare, nё tё 30-at dhe duhet tё vendosim çka duhet tё bёjmё me jetёn dhe karrierën, edhe pse nё kёtё kohё, ёshtё shumё vёshtirё.
Pranvera: Unë pёr vete kam planifikuar qё të kem dy fёmijё. S’ka rёndёsi gjinia. E sa i pёrket profesionit asnjёherё skam menduar qё t’i largohem sё paku deri nё moshёn 60 vjeçare gazetarisё. Nuk mundem ta shoh veten diku tjetёr.
Kur ka festa, kush dhuron mё shumё?
Adriani: Unё zakonish blej jo shumё, por blej tё paktёn sa pёr shenjё diçka, e nga ana tjetёr marr jo shpesh dhurata.
Çka i dhuroni njëri-tjetrit?
Adriani: Fillimisht kam dhuruar shumё lule, shumё. Luaja aso kohe djalin romantik duke ditur se vajzave iu pёlqejnё lulet edhe romancat. E tash pas kaq kohёsh, blej dhurata praktike. Mё herët ia kam dhuruar njё furrё elektrike, ndёrsa sё fundmi njё dhomё gjumi (e ndajmё bashkё kёtё). Ka ndryshuar mёnyra e dhuratave, nuk i shikojmё ashtu si mё parё, por unë blej mё shumё se Pranvera. Pёr shembull, pёr 14 shkurt duhet tё blej dy herё, njё pёr ditëlindjen e saj dhe njё pёr ditёn e tё dashuruarve, dy dhurata.
Pranvera: Mua s’po mё kujtohet kur t’i kem blerё ndonjё dhuratё, ka mundёsi pёr shkak tё ngarkesёs nё punё po mё fluturojnё datat dhe ashtu i kam pikё tё dobёt, i harroj. S’jam tip datash, nuk u kushtoj rёndёsi tё posaçme.
Adri, a e din pse shënohet 8 marsi?
Adriani: Po, pёr herё tё parё sa di unё, kjo datё fillin e ka nё SHBA, atje gratё e New Yorkut protestuan pёr tё drejtat e tyre nё punё. Aso kohe "Dita Ndërkombëtare e Gruas" mori dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Pra, shekulli i XX-tё nxori nё pah gruan dhe nevojat e saj. Sikur kjo gjё tё mos kishte ndodhur nё SHBA, sot do tё isha unё njёri prej atyre meshkujve nё kёrkim tё plotёsimit tё tё drejtave tё grave, edhe pse nuk i shoh femrat pёr keqardhje (nuk janё gjynah), por unё si natyrё mё e butё dhe mё e ndjeshme ndaj tyre, do tё kisha bёrё edhe mё shumё. Sidomos flas pёr femrat tona ku janё tё pёrjashtuara nga testamenti-pasuria familjare, ato nuk duhet tё heqin dorё prej pasurisё sё tyre qё iu takon si gjithё pjesёtarёve tjerё tё familjes. E sa i pёrket luleve, kam dhuruar shumё herё, e pёrvjetori i martesёs sonё 29 qershori mbetet primare pёr lule.
8 Marsin, sё pari, do t’ia uroj nёnёs sime, pastaj vjehrrës e mё pas Pranverёs. Nёnat kёnaqen edhe me nga njё puthje, e gruaja jo. Duhet dhuratё speciale. /Telegrafi/