Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë njofton se është kryer një operacion rajonal për ndalimin e tregtisë ilegale dhe trafikimit me armë dhe municione, njofton Telegrafi Maqedoni.
MPB-ja njofton se në periudhën 27-29 janar, 2017, në kuadër te EMPAKT aksionit të përbashkët, është kryer operacioni rajonal ”Western Balkan Action Day 2016”, për pengimin e trafikimit dhe tregtisë ilegale me armë dhe municione.
Në operacion kanë marrë pjesë Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Rumania, Estonia, Spanja, Zvicra, Suedia, Britania e madhe, Belgjika, Holanda, Greqia dhe Hungaria.
Në Maqedoni, në kuadër të operacionit janë kryer kontrolle në vendkalimet kufitare në Tabanoc, Bllacë dhe Deve Bair. Policia ka kontrolluar të 128 automjeteve, 11 automjeteve transportuese, 23 autobusëve dhe 375 personave./Telegrafi/