Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e pasagjerëve nga mjeti. Burime pranë urgjencës së spitalit bëjnë me dije se 3 të lënduarit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/