Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e La Secca në Itali. Një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.
Mediat italiane shkruajnë se viktimë në aksident ka mbetur shqiptari E. Z. 25 vjeç, baba i dy fëmijëve.
I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin, shkruajnë mediat italiane./lapsi.al/