Dy vëllezër kanë humbur jetën në një aksident trafiku, që ka ndodhur pasditen e sotme vonë në rrugën “Hristo Tatarcev” në komunën e Kisella Vodës në Shkup. Makina “Renault 19” në mënyrë të drejtpërdrejtë është përplasur më një autobus të NP në Shkup. Sipas informatave jozyrtare, makina po udhëtonte nga lagja Pripor deri në qendër të qytetit, kur është përplasur direkt me një autobus që udhëtonte në drejtim të kundërt, transmeton TetovaSot.
Në këtë aksident shihen dy trupa e pajetë të shtrirë në trotuar dhe automjeti është i ngjitur për autobusin. Në ndihmën e policisë, për shkak aksidentit të rëndë kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve.
Sipas informacioneve jozyrtare tregojnë se të vdekurit ishin vëllezër të moshës njëzet vjet dhe janë banorë të lagjes Butel të Shkupit. Në mesin e njerëzve që ishin në autobus askush nuk është lënduar./Telegrafi/