Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Itali, vdes mjeku shqiptar

Një mjek shqiptar 66-vjeç ka humbur jetën në një aksident në Itali, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi në autostradën A25 pranë Peskarës.

Siç raportojnë mediat italiane të tre mjekët ishin duke udhëtuar me një makinë Mercedes B Class nga Fiumicino. Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin, duke bërë që makina të përmbysej, përcjell Ora News.

Për shkak se goditja ishte shumë e rëndë, mjeku shqiptar doli nga makina, duke ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të marra. Ndërsa dy të tjerët u dërguan në spital.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version