Dje rreth orës 9.30 në fshatin Çellopek të Tetovës, personi me iniciale S.I (56) nga fshati Çellopek, duke drejtuar veturën “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, është përplasur me një makinë tjetër e cila ka qenë e parkuar.

Pas aksidentit, S.I. është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë, ku është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit iu është dorëzuar familjes.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi i SPB-Tetovë./Telegrafi/