Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy persona të lënduar

Foto: Ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasditës në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur  sot  rreth orës 15:00, në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona  Vushtrri.

Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version