LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në Korçë, 2 të vdekur

Aksident komunikacioni në  Korçë, 2 të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm në bulevardin “Republika” në vendin e quajtur “Lëndina e lotëve”, ku automjeti me targa AA 842 CS ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë gjetur në bulevard mjetin e dëmtuar, dy të rinj të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktimat janë Elton Bazeli dhe Ermir Spillo 21 vjeç, përkatësisht drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri në vendin pranë tij. Teksa i plagosur rezulton të jetë pasagjeri tjetër, i cili ishte ulur në ulësen pas shoferit, Aldo Naumi, transmeton BW.


Sipas policisë, të rinjtë kishin konsumuar alkool në një prej lokaleve të qytetit të Korçës dhe janë aksidentuar gjatë kohës që po ktheheshin në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/