LAJMI I FUNDIT:

AKP-ja pa bord, sherri CV-ve

AKP-ja pa bord, sherri CV-ve

Pas kërkesës së Kuvendit të Kosovës, Qeveria ka kthyer për herë të dytë listën me kandidatë për bordin e AKP-së. Emrat e kandidatëve mbesin të njëjtit, por atyre thuhet se u kanë pështjellur CV-të dhe nuk po munden assesi t’i kompletojnë. Emërimi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit po zvarritet sherri i CV-ve të kandidatëve. Krejt kjo pasi Qeveria e Kosovës i propozoi kandidatët me dokumentacion të pakompletuar.

Pas kërkesës e Kuvendit, u desh që Qeveria ta kthejë edhe njëherë listën me kandidatët. Emrat e kandidatëve mbesin të njëjtit, por u ndryshuan vetëm CV-të. Ata janë Blerim Rexha kryetar, kurse Maja Milanovic, Haxhi Arifi, Dardane Peja e Skënder Komoni anëtarë të bordit të AKP-së.

Në anën tjetër, derisa Qeveria e Kuvendi po shtyhen për procedura, puna e Agjencisë Kosovare të Privatizimit është bllokuar në mungesë të bordit.


Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Zenun Pajaziti, thotë se pas ardhjes se emrave propozuar nga Qeveria, brenda komisionit ka pasur vërejtje për dokumentacion të pakompletuar. Vërejtjet i kanë shkuar edhe Kryesisë së Kuvendit. “Në seancën për këtë çështje, kam propozuar që emrat të kthehen prapa për plotësim të dokumentacionit. Kjo ka ndodhur dhe emrat e kandidatëve për bord të AKP- mbesin ata që kanë qenë”, ka thënë Pajaziti.

Mungesa e këtij bordi për një kohë të gjatë ka hedhur në kolaps Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Ky institucion nuk ka arritur të nënshkruajë ndonjë kontratë, as të marrë ndonjë vendim e as të procedojë ndonjë proces serioz privatizues.

Zyrtari i lartë për medie në AKP, Ylli Kaloshi, thotë se AKP pret që së shpejti të bëhet zgjedhja e anëtarëve të Bordit në Kuvendin e Kosovës dhe të funksionalizohet ky organ që ka përgjegjësi të përgjithshme për aktivitetet e agjencisë.

Sipas propozimit të Qeverisë, në bord të Agjencisë së privatizimit do të jenë krejt anëtarë të rinj. Shefi i AKP’së do të jetë Blerim Rexha, ish-zëvendësministër i Energjisë.

Ai është edhe anëtar i rregullt i Partisë Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rexha kishte konkurruar për deputet të kësaj partie në Kuvend. Ndërsa një anëtar në këtë bord do të jetë një serbe dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. /Express/Telegrafi/