Kompania lider në prodhimin e interierëve dhe mobileve nga druri masiv, pjesë e industrisë me rritje më të madhe në vend, Dekoriti Shpk, njoftoi sot akreditimin e Dekoriti Training Center në profilin e zdrukthëtarisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.
Qendra është krijuar për të mbështetur zhvillimin e kompetencave dhe inovacionin duke ofruar trajnimin e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për t’i dalë në ndihmë rritjes së vazhdueshme dhe të shpejtë të industrisë së përpunimit të drurit.
Dekoriti Training Ceneter integron hapësirat moderne të mësimit me makineri të prodhimit, kabinete të informatikës për modelim/programim/simulim si dhe infrastrukturë përcjellëse për kërkim dhe zhvillimin në një hapësirë prej 2,000 m2.
“Dekoriti Training Ceneter është një investim thelbësor për rritjen tonë të vazhdueshme,” tha Enver Morina, Drejtor i Dekoriti Shpk. “Industria e përpunimit të drurit është dyfishuar në pesë vitet e fundit, dhe ne jemi të dedikuar për të ofruar një hapësirë trajnimi për të nxitur përparimin tonë, ndërsa ne synojmë të rrisim suksesin e tërë industrisë së përpunimi të drurit dhe të vazhdojmë të fokusohemi në krijimin e kuadrove të reja për të mbështetur këtë zhvillim.
Kuadrot e reja të aftësuar për punë me teknologji të avancuara prodhimi janë një komponent kyç i secilës kompani prodhimi dhe kjo qendër do të na mundësoj të ofrojmë programe trajnimi me cilësi të lartë nga ligjëruesit dhe instruktorët , në mënyrë që ata të mund të mbështesin kandidatët në udhëtimet e tyre drejt përvetësimit të njohurive dhe aftësive“.
Qendra është e vendosur përkrah repartit të prodhimit të Dekoriti Shpk dhe kandidatëve u ofron rast unik për të parë nga afër proceset prodhuese në kohë reale.
“Qendra avancon aftësinë tonë për të mbështetur profesionistët dhe inxhinierët e rinj ku duhet përmendur edhe mbështetjen e EYE Helvetas Kosovo, duke thelluar aftësitë e tyre teknike në procesin e prodhimit të mobileve ,” tha Riad Durguti – Menaxher Projekti i DTC “Brenda kësaj hapësire të dedikuar, ne mund të ideojmë dizajne të reja produktesh, të testojmë produkte për cilësinë e tyre dhe të zhvillojmë produkte të reja në mënyrë më efikase dhe efektive.”
Në Dekoriti Training Center, pjesëmarrësit kanë akses në teknologji 5 Axis CNC, makina inovative kantimi me Poluritan, makineri klasike, lidhjen e TI-së me softwerin më të avancuar për digjitalizim prodhimi IX IMOS, kabinë për lyerje dhe hapësira tjera përcjellëse.
Hapësira u projektua me mendjen kryesore për shëndetin dhe sigurinë në punë, duke përfshirë një bollëk dritash natyrale dhe sistem të teknologjisë së fundit për aspirim dhe ventilim, tavolina të dizajnuara në mënyrë ergonomike dhe një dhomë të caktuar për ndërrimin e rrobave.
Dekoriti Training Center bashkon përvojën e më shumë se tri dekadave në prodhimin e interierëve me teknologjinë e fundit në procesin e prodhimit dhe angazhohet fuqishëm për ta krijuar mundësi për të gjithë të rinjtë pa dallim që të ndërtojnë një të ardhme të ndritshme për vetën e tyre dhe komunitetin për rreth.
Për më tepër na ndiqni në Facebook duke klikuar këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBANA’S, restauranti i Arbana Osmanit arrin në HyperActive në Prishtinë
"Holiday In 2” zhytu në jetën bregdetare me apartamentin tuaj të ëndrrave në plazh
Popeyes vjen në Kosovë
Çmimet më të mira për Ramazan në Emona Center
LINE Group ju pret në panairin më të madh në botë për dyer, dritare dhe fasada “Fensterbau Frontale” në Gjermani
Vera 2024 - 7 ditë pushime në Antalya duke filluar nga 328 euro
Zyrtari amerikan vizitë në Kosovë, “shmang” Kurtin – takohet vetëm me presidenten Osmani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Zbulo qysh mundesh me i vesh gërshetat me ZBRITJE
Më të lexuarat
Konfirmojnë lidhjen e dashurisë - Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!
Premtimi i Abelard Tahirit: Nëse Kurti edhe një herë bëhet kryeministër, unë e lë mandatin e deputetit
Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood