LAJMI I FUNDIT:

Ajo ra nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda – kur u zgjua nga koma, nuk e njohu as të dashurin e saj (Foto)

Ajo ra nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda – kur u zgjua nga koma, nuk e njohu as të dashurin e saj (Foto)

Një modele e cila kishte mbetur me një vrimë masive në kokë pas rënies nga shkallët, gropën e krijuar e kishte “mbushur” me anë të një printeri 3D.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Francesca Burr e cila kishte mbetur me pesë fraktura në kafkë, një hundë të thyer dhe nofull të dëmtuar pas një rënie horrori në shtëpinë e nënës së saj.


Pastaj, 27 vjeçarja, u gjet në fund të shkallëve, me gjak që i dilte nga ‘sytë, hundët dhe veshët’ e saj.

Më pas ajo ishte përballur me tri operacione në të cilat kirurgët me kujdes i kanë larguar fragmente të vogla kockash nga truri i saj.

Më pas asaj i është vendosur një pllakë titani në kafkën e saj, me ndihmën e një printeri 3D.

Megjithatë, rruga e rimëkëmbjes u provua e vështirë për 27-vjeçaren, e cila kur u zgjua nga koma nuk e kishte njohur të dashurin e saj, e as nuk i kujtohej divorci i prindërve të saj. /Telegrafi/