LAJMI I FUNDIT:

Ajo e goditi 13 herë me thikë, befason burri – kërkon të mos dënohet, madje edhe i propozon në gjykatë! (Foto)

Ajo e goditi 13 herë me thikë, befason burri – kërkon të mos dënohet, madje edhe i propozon në gjykatë! (Foto)

Një burrë që pothuajse vdiq pasi e dashura e tij e kishte goditur 13 herë me thikë, i ka propozuar asaj në gjykatë – dhe i kërkoi një gjyqtari që të mos e burgosë atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja e paidentifikuar, e cila është në gjyq në Nizhnekamsk, Rusi, po përballet deri në gjashtë vjet burg, pas sulmit të tërbuar.

Viktima, e quajtur vetëm si Z. Shakur, u arratis kur ai arriti të ikë duke shpëtuar nga vdekja e sigurt, nga partnerja e tij, ka thënë prokurori Airat Bikmurzin në gjykatë.

Z. Bikmurzin tha: “Viktima arriti të ikë nga vendi i krimit dhe gjeti ndihmë mjekësore në kohë. Duke përdorur thikën si armë, ajo goditi viktimën të paktën 13 herë”.

Siç thuhet tutje, burri u shtrua në spital për tre javë me plagë në të gjithë trupin e tij.

Kështu prokurori ka kërkuar një dënim me burg deri në gjashtë vjet.

Gruaja u deklarua fajtore për incidentin e therjes, por mohoi se kishte dashur të vriste të dashurin e saj dhe tha se ishte “e dehur” në atë kohë.

Megjithatë, thuhet se nuk ishte e qartë se cila ishte mosmarrëveshja.

Gjithsesi, çfarë ka bërë përshtypje në gjithë këtë ngjarje është fakti se ndërsa ajo qëndronte dhe u përball me gjyqtarin, viktima e saj i propozoi asaj në gjykatë.

Ai i bëri thirrje gjyqtarit për lehtësim dhe tha se ata kishin për qëllim të organizonin datën e dasmës së tyre.

Gjyqtari rus shtyu një vendim mbi dënimin deri në një seancë të ardhshme, sipas raporteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori