LAJMI I FUNDIT:

Ahmadinexhad shkarkoi të vetmen ministre të qeverisë

Ahmadinexhad shkarkoi të vetmen ministre të qeverisë

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka shkarkuar sot të vetmen ministre në kabinetin e tij, ministren e Shëndetësisë, Merzijeh Vahid Dasterxherdiev, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Dastxherdiev, me profesion gjinekologe, ishte ministrja e parë iraniane që nga “revolucioni” islamik i ajatollahëve në vitin 1979, transmeton agjencia Reuters, citon Koha.net.

Para jo shumë kohësh, kjo ministre kritikoi pushtetin për mungesë të disa ilaçeve më të nevojshme për kancer, sklerozë, sëmundje gjaku dhe sëmundje tjera serioze.

Ajo pos tjerash, pati thënë që nga 2.4 miliardë dollarë të planifikuar për ilaçe në vitin 2012, deri tashti janë paguar vetëm një e katërta e këtyre mjeteve dhe shtoi se ajo nuk di se ku është pjesa tjetër më e madhe e këtyre mjeteve të destinuara për furnizim me ilaçe.

Ajo pati shtuar që ka dëgjuar që me dollarë të subvencionuar paguhet importi i automjeteve luksoze.

Irani prodhon vet 97 për qind të ilaçeve që përdoren në këtë vend, por shumë elemente përbërëse të atyre ilaçeve importohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori