LAJMI I FUNDIT:

Ah, dashuria…!

Ah, dashuria…!

Dy të dashuruar nga provinca kineze Guangzhou, shkaktuan rrëmujë të vërtetë në komunikacion, duke u zhveshur lakuriq dhe duke kërcënuar se do të kërcejnë nga mbikalimi! E pse? Sepse prindërit e tyre nuk i lejojnë që ta takojnë njëri-tjetrin.

“Prindërit tanë thanë se nuk mund të jemi bashkë. E ne donim që tërë botës t’i tregojmë se nuk kemi çfarë të fshehim”, thotë ky çift, i cili në një përqafim të “zjarrtë”, e krejtësisht të zhveshur, qëndroi afro dy orë në mbikalim.

Ata pohuan se nuk do të largohen nga aty, derisa të gjithë nuk i shohin se sa shumë kanë rëndësi për njëri-tjetrin dhe derisa për këtë nuk binden edhe prindërit e tyre.


Ah, kjo dashuria… /Telegrafi/