Agjenti i kapitenit të Napolit, Lorenzo Insigne, Vincenzo Pisacane thuhet se vizitoi selinë e Milanit gjatë ditëve të fundit.

Reprezentuesi italian ka shënuar 15 gola në 26 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe 29-vjeçari vazhdon të luajë një pjesë të rëndësishme në Stadio Diego Maradona.

Sidoqoftë, kontrata e kapitenit të Napolit skadon në qershor 2022 dhe takimi i agjentit të tij me klube të tjera do të ushtronte presion ndaj Presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis.

Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A - Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti

Insigne erdhi përmes akademisë së Napolit dhe ka luajtur 388 ndeshje në të gjitha garat që nga debutimi i tij, duke kontribuar me 105 gola në këtë proces.

Megjithatë, mediumi La Gazzetta dello Sport pretendon se agjenti i Inisgne, Pisacane u takua me Rossonerët, por arsyeja për vizitën është ende e paqartë.

Një lëvizje në Milano duket shumë e vështirë, por thashethemet do të vazhdojnë për sa kohë që një marrëveshje e re nuk është nënshkruar në Napoli. /Telegrafi/