Site icon Telegrafi

Agjencia palestineze e OKB-së thotë se izraelitët i vunë zjarrin selisë qendrore në Jerusalem

Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) tha se izraelitët dy herë i vunë zjarrin perimetrit të selisë qendrore në Jerusalem.

Përfaqësuesi i agjencisë, Philippe Lazzarini, tha se UNRWA dhe personeli ishin të pranishëm kur ndodhën incidentet.

Ai njoftoi se nuk pati viktima në mesin e stafit por zjarri ka shkaktuar dëme “të gjera” në pjesën e jashtme të objektit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Drejtori me ndihmën e stafit duhej ta shuante vetë zjarrin, pasi zjarrfikësve dhe policisë izraelite iu desh kohë para se të vinin”, tha Lazzarini.

Lexo po ashtu Biden tha se nuk ta furnizojë me armë Izraelin, Netanyahu: Nëse duhet të qëndrojmë vetëm, do të qëndrojmë

Siç theksoi edhe Lazzarini, kompleksi do të mbyllet “derisa të rivendoset siguria”.

Bëhet e ditur se incidenti u konfirmua edhe nga vetë OKB-ja.

Ndryshe, Izraeli e ka kritikuar UNRWA-në muajt e fundit dhe e ka akuzuar një pjesë të stafit të saj për përfshirje në sulmin terrorist të 7 tetorit që la të vdekur rreth 1,200 izraelitë.

Agjencia ka qenë burim thelbësor për palestinezët pasi ajo ofron ushqim, strehim, ilaçe dhe furnizime të tjera.

“Gjatë muajve të fundit, stafi i OKB-së i është nënshtruar rregullisht ngacmimeve dhe frikësimeve. Kompleksi ynë është vandalizuar dhe dëmtuar rëndë. Në disa raste, ekstremistët izraelitë kërcënuan stafin tonë me armë”, shtoi Lazzarini. /Telegrafi/

Exit mobile version