LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e marketingut “Republika Communications” lidh marrëveshje me organizatën amerikane “TEAM”

Agjencia e marketingut “Republika Communications” lidh marrëveshje me organizatën amerikane “TEAM”

Sot agjencia kosovare e marketingut Republika Communications ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me TEAM –  një organizatë amerikane me ndikim për jetën publike të qytetarëve amerikan, përkatësisht sektorin e shëndetësisë në SHBA.

Marrëveshja parasheh që agjencia kosovare e marketingut t’i kryej gjitha shërbimet e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun për TEAM në tregun amerikan dhe atë evropian, ndërsa me theks të veçantë është menaxhimi i lobimit në Kongresin Amerikan dhe mediat kryesore, duke përfshirë NY Times, NPR, USA Today, LA Times, The Guardian, BBC dhe Reuters, mes tjerash.

Republika Communications po ashtu do ta përfaqësojë organizatën e rëndësishme amerikane tek donatorët më të mëdhenj ndërkombëtar, duke përfshirë korporatat multinacionale të industrisë farmaceutike, kompanitë e teknologjisë dhe shumë organizata tjera me ndikim.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për ne dhe vlerat e tregut të cilin e përfaqësojmë. Portfolios sonë të pasur me brende të mëdha ndërkombëtare nga vende të ndryshme evropiane tashmë nga të gjitha lëmitë, tani po i shtohet edhe një organizatë e rëndësishme amerikane, e cila do të na mundësojë të punojmë me emra të njohur të politikës dhe mediave amerikane” ka thënë Dukagjin Lipa, drejtor ekzekutiv në Republika Communications.

“Sidomos në kohë të pandemisë, promovimi i ekspertizës tonë dhe kompanive kosovare në SHBA dhe tregjet tjera të zhvilluara është jashtëzakonisht i nevojshëm. Ne do të përpiqemi shumë që edhe në javët tjera në vazhdim t’i sjellim edhe disa lajme tjera të mira nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar” ka thënë më tej Lipa.

Republika po ashtu menaxhon me shërbimet e plota të komunikimit festivalin ndërkombëtar, Sunny Hill Festival.  Shërbimet digjitale për TEAM do të realizohen nga njësia e agjencisë për shërbimet digjitale – përkatësisht Digital Republic, kompani e specializuar që merret ekskluzivisht me marketingun digjital, rrjetet sociale dhe zhvillimin e produkteve interaktive dhe tregtinë elektronike, mes tjerash.

Ditë më parë, agjencia Republika e bëri publik angazhimin e saj për krijimin e web faqes për artisten e famshme Dua Lipa. Sipas themeluesit të saj, Dukagjin Lipa, Republika së shpejti do t’i ketë zyrat përfaqësuese edhe në New York dhe Los Angeles, ndërsa momentalisht në Londër, Republika bashkëpunon ngushtë me Mercy & Wild, e cila shërben shumë yje të muzikës botërore, duke përfshirë edhe Dua Lipën.

Artikull i sponzorizuar