LAJMI I FUNDIT:

Afro 1.5 milion të vdekur nga COVID-19 në gjithë botën

Afro 1.5 milion të vdekur nga COVID-19 në gjithë botën

Numri i infeksioneve me coronavirus është më shumë se 62 milionë në shkallë botërore, sipas Universitetit Johns Hopkins. Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 13 milionë infeksione me COVID-19 – më shumë se në çdo vend tjetër, pasuar nga India me më shumë se 9 milionë raste dhe Brazili me 6 milionë.

Pothuajse 1.5 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga virusi. SHBA përsëri kryeson listën me më shumë se 266 mijë vdekje, pasuar nga Brazili me më shumë se 172 mijë vdekje dhe India me gati 137 mijë, sipas Universitetit Johns Hopkins.


Në Shtetet e Bashkuara, presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi tre anëtarë të rinj në bordin e tij këshillues për COVID-19.

Biden shtoi Jane Hopkins, Jill Jim dhe David Michaels për të “konsoliduar punën e bordit dhe për të ndihmuar që të sigurojnë që planifikimi ynë për COVID-19 të adresojë pabarazitë në rezultatet shëndetësore dhe fuqinë punëtore”.

Hopkins është një infermiere e specializuar në shëndetin mendor dhe shërben në grupin e punës të shtetit të Uashingtonit për COVID-19.

Jim është anëtare e komunitetit Navajo dhe drejtore ekzekutive në departamentin shëndetësor të tij. Ajo është përqendruar në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe adresimin e kujdesit shëndetësor dhe pabarazive shëndetësore midis indianëve amerikanë / vendasve të Alaskës.

Michaels është një epidemiolog dhe profesor i shëndetit mjedisor dhe profesional në Shkollën e Shëndetit Publik të Institutit Milken, të Universitetit George Washington.

Në Britani, kryeministri britanik Boris Johnson po u kërkon ligjvënësve të mbështesin kufizime të reja për të mos mbingarkuar spitalet e vendit para se të miratohet dhe shpërndahet një vaksinë për Coronavirusin.

Masat e reja do të vendosnin 99 për qind të vendit nën dy nivelet më të larta të kufizimeve kur rregullat aktuale të skadojnë të martën. Kufizimet e reja do të zgjasin rreth një muaj.

Një numër në rritje i anëtarëve të vetë partisë Konservatore të Johnson janë kundër kufizimeve të reja. Të shtunën, policia e Londrës shpërndau protestat kundër mbylljes dhe kundër vaksinave, duke arrestuar më shumë se 150 vetë.

Qeveria shpreson që një vaksinë, dozat e para të së cilës mund të vihen në dispozicion në spitalet britanike që nga 7 dhjetori dhe testimi masiv mund t’i japë fund nevojës për kufizime. Britania ka pësuar shpërthimin më të keq të COVID-19 në Evropë, me më shumë se 57,000 vdekje të lidhura me virusin, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Parlamenti do të votojë të martën mbi kufizimet e reja të Johnson.

Koreja e Jugut ka qenë një nga historitë e suksesit në botë në luftën kundër Coronavirusit, por një rritje e fundit e rasteve e ka detyruar vendin të ndalojë festimet e fundvitit, si dhe mësimet e këngës dhe muzikës me instrumente frymore. Koreja e Jugut po mbyll gjithashtu sauna, dhoma me avull dhe disa kafene. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori