LAJMI I FUNDIT:

Afganistani i gatshëm të marrë përgjegjësitë për sigurinë

Afganistani i gatshëm të marrë përgjegjësitë për sigurinë

Qeveria afgane përshëndeti të mërkurën njoftimin e presidentit amerikan, Barak Obama, i cili deklaroi se 34 mijë trupa amerikane do të lënë Afganistanin gjatë vitit të ardhshëm, duke thënë se forcat afgane janë të gatshme të marrin përgjegjësinë për sigurinë e vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit, Mohammad Zahir Azimi ka thënë për AP se janë të gatshëm për të marrë përgjegjësinë e plotë për sigurinë.

“Ne jemi të gatshëm për të plotësuar vakuumin dhe ne jemi gati për të marrë përgjegjësinë e plotë për sigurinë në 2013”, tha Azimi. /Telegrafi/