Aeroplani luftarak F-15 i ushtrisë japoneze është zhdukur pasi është ngritur në ajër nga baza ajrore Komtasu në pjesën qendrore të prefekturës japoneze Ishikawa.
Aeroplani luftarak me dy anëtarë ekuipazhi u ngrit në ajër për të kryer ushtrimin e planifikuar, por kontakti me radar u ndërpre rreth orës 17:30 dhe atë pesë kilometra nga baza mbi detin japonez, transmeton Telegrafi.
Forcat ajrore japoneze gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, kanë gjetur disa objekte “pluskuese” në lokacionin ku është ndërprerë kontakti me radar.
Rojet bregdetare kanë pranuar thirrje pasi që është vërejtur një lloj “shkëlqimi” larg brigjeve Kage. Aeroplani i zhdukur i përkiste skuadriljes që operon si aeroplan luftarak gjatë stërvitjeve taktike. /Telegrafi/