LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani luftarak rus dëmton dronin amerikan në Siri

Aeroplani luftarak rus dëmton dronin amerikan në Siri

Një aeroplan luftarak rus fluturoi pak metra larg një droni amerikan në Siri dhe e dëmtoi pasi e sulmoi me flakë, njoftoi ushtria amerikane.

Incidenti ishte një përpjekje e Rusisë për të rrëzuar dronin MQ-9 Reaper, tha një komandant i lartë i Forcave Ajrore.

Kjo erdhi vetëm një javë pasi një aeroplan luftarak rus fluturoi pranë një aeroplani mbikëqyrës amerikan që bartte një ekuipazh, raporton skynews.


“Një nga flakët ruse goditi MQ-9 të SHBA-së, duke dëmtuar rëndë helikën e saj”, tha në një deklaratë gjeneral-lejtnant, Alex Grynkewich, kreu i Forcave Ajrore të SHBA-së në një deklaratë.

“Ne u bëjmë thirrje forcave ruse në Siri që t’i japin fund këtyre sjelljeve të pamatura, të paprovokuara dhe joprofesionale”, deklaroi ai.

Gjenerali Grynkewich tha se një nga anëtarët e ekuipazhit që drejtonte dronin nga distanca e mbajti atë në ajër dhe e ktheu përsëri në bazën e tij.

Incidenti është i fundit në një seri takimesh midis aeroplanëve luftarakë rusë dhe atyre amerikanë që fluturojnë mbi Siri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori