Afërsisht 30 minuta pas nisjes, një aeroplan kishte filluar të zbriste ndjeshëm, duke rënë rreth 7 mijë metra në pesë minuta.
Agjencia e Lajmeve Yonhap, duke cituar informacione nga Ministria e Tokës, Infrastrukturës dhe Transportit, raportoi se 15 pasagjerë kishin pasur probleme me frymëmarrje dhe vuanin nga dhimbjet e daulles së veshit kur aeroplani zbriti.
“Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht me të gjitha autoritetet përkatëse për të hetuar rrethanat e incidentit”, ka thënë një zëdhënës i Korean Air për Business Insider.
Post by @1997ch__View on Threads
Zëdhënësi tha se 17 pasagjerë u vlerësuan në objektet mjekësore dhe u liruan pa lëndime të rënda.
“Angazhimi ynë për sigurinë dhe mirëqenien e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë mbetet i pandryshuar. Ne kërkojmë falje për të gjithë të prekur nga ky incident”, ka shtuar zëdhënësi.
@garygaryocp Korean Airlines KE-189 flying from Seoul to Taiwan… 13 passengers were sent to the hospital due to the incident… Passenger thought that it will be her last day on Earth…
Pasagjerët në aeroplanin e prekur arritën të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Taichung të dielën përmes një fluturimi tjetër, raportoi Taipei Times.
Lajmi i Korean Air vjen pas një jave në të cilën disa aeroplanë u detyruan të bëjnë ulje emergjente për arsye të ndryshme.
Të enjten, një aeroplan i Malaysia Airlines u detyrua të kthehej në Hyderabad, Indi. Një video tregonte motorin e tij në zjarr, me shkëndija që fluturonin pas tij.
Gjithashtu, të enjten, një fluturim i United Airlines nga Connecticut në Kolorado u ndërpre pasi një pjesë e mbulesës së motorit i ra gjatë ngritjes. /Telegrafi/