Site icon Telegrafi

Aeroplani gjigant duket se u shfaq nga askund, doli papritmas nga një shtresë e trashë mjegulle

Shtresa e trashë e mjegullës që ishte krijuar sipër një piste të aeroportit Getwick, ka bërë që një aeroplan gjigant, të mos vërehet se ishte duke u afruar.

Emirates Airbus A380 është aeroplani më i madh për pasagjerë, që duket se doli nga askund, kur doli papritmas në aeroportin e Londrës, pasi kishte fluturuar nga Dubai, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një hyrje me stil dhe madhështore” është komenti që e shoqëron pamjen befasuese, që ka bërë xhiro në internet.

Megjithëse nuk është vërejtur, zhurma e fuqishme është dëgjuar se po vjen një aeroplan i madh, derisa ishte vërejtur në rregull nga kulla vrojtuese dhe kontrolluesit e rrugëve ajrore. /Telegrafi/

Exit mobile version