Djaloshi 14-vjeçar i njohur vetëm si Maxim, është regjistruar nga një mik i tij, që ka moshë të njëjtë, derisa ecte i pasiguruar nëpër paralelen e një ure në Moskë.

Në videon e postuar nga Policia në Rusi, tregohet adoleshenti duke ruajtur balancën, si dhe fotografitë kur ai bie nga ura, i vdekur në binarët e trenit, transmeton Telegrafi.


Me anë të kësaj videoje kërkohet që të mos bëhen veprime të tilla, posaçërisht nëse nuk ka përcjellje nga profesionistët. /Telegrafi/