LAJMI I FUNDIT:

Administrata Trump informon Kongresin se po tërhiqet nga OBSH

Administrata Trump informon Kongresin se po tërhiqet nga OBSH

Administrata e udhëhequr nga presidenti Donald Trump e ka njoftuar Kongresin se po tërheq zyrtarisht Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetit në mes të pandemisë së coronavirusit, kanë thënë zyrtarë të shumtë për CNN.

Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, senati Robert Menendez, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit ka bërë të ditur lajmin përmes Twitter duke shkruar se “Kongresi pranoi njoftimin se POTUS zyrtarisht tërhoqi SHBA nga mesi i një pandemie… Kjo nuk do të mbrojë jetën apo interesat amerikane – i lë amerikanët të sëmurë dhe Amerikën vetëm”, ka shkruar Menendez, një demokrat.


Një burim i informuar për një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara i tha CNN se është letra shumë e shkurtër, rreth tre fjali, dhe konfirmoi se do të kërkojë një afat kohor tërheqjeje prej një viti, por paralajmëroi se ata nuk mund të konfirmojnë se ishte versioni përfundimtar.

Siç vlerëson CNN, lajmi konfirmon se administrata synon të ecë përpara me planin e saj për t’u tërhequr nga OBSH.

Trump fillimisht njoftoi qëllimin e tij për t’u tërhequr nga OBSH në maj dhe vazhdimisht ka akuzuar organizatën për ndihmën e Kinës në mbulimin e origjinës së virusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori