LAJMI I FUNDIT:

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave: Vendimi për vaksinën e coronavirusit do të udhëhiqet nga shkenca

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave: Vendimi për vaksinën e coronavirusit do të udhëhiqet nga shkenca

Kreu i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha të mërkurën se ” vendimet e kësaj agjencie do të udhëhiqen nga shkenca” kur bëhet fjala për të vendosur nëse do të jepet autorizim i plotë apo për përdorim urgjent, për vaksinën kundër coronavirusit.

Duke folur para komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet, doktor Stephen Hahn tha se këto vendime do të merren nga shkencëtarë karriere të kësaj agjencie bazuar “në standardet e rrepta të agjencisë për të garantuar siguri dhe efektivitet”.


Zoti Hahn u zotua se procesi i miratimit do të jetë “transparent dhe i pavarur” dhe se FDA-ja nuk do të autorizojë një vaksinë për të cilën stafi i saj nuk do të ndihej rehat për t’ua dhënë familjarëve të tyre.

Duke folur gjatë së njëjtës seancë dëgjimore, eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, tha se ndërsa disa vaksinat potenciale që luftojnë coronavirusin po i nënshtrohen provave klinike në shkallë të gjerë, zyrtarët parashikojnë që deri në nëntor ose dhjetor të dinë nëse do të ketë një vaksinë të sigurt dhe efektive.

Por zoti Fauci paralajmëroi se megjithëse ekziston optimizëm rreth vaksinave kandidate “nuk ka kurrë garanci” se do të gjendet një që funksionon.

Ai gjithashtu theksoi nevojën e kombinimit të çdo programi për prodhimin e një vaksine me këshillat ekzistuese për të ndalur përhapjen e virusit, të tilla si mbajtja e maskave dhe distancimi fizik.

“Kemi një qëndrim të fortë se nëse ka një kombinim mes respektimit të masave të shëndetit publik, së bashku me një vaksinë që do t’u shpërndahet njerëzve në këtë vend dhe në të gjithë botën, mund të jemi në gjendje ta ndalim këtë pandemi të tmerrshme që po përjetojmë”, tha zoti Fauci.

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë me planin për të prodhuar doza nga disa prej atyre që konsiderohen si vaksina kandidate e që aktualisht po i nënshtrohen provave klinike, në mënyrë që nëse ato do të miratohen, të bëhen të disponueshme për publikun sa më shpejt. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori