Këngëtarja e njohur, Adele, kohëve të fundit i është nënshtruar një sfide mjaft të rëndë, por që ia doli mbanë.
Për një kohë të gjatë, ajo ka qenë duke u stërvitur për të humbur peshë, pasi sipas saj kishte kilogram të tepërt, shkruan Mirror.
Por, pas transformimit ajo mezi njihet, ndërsa tani ajo ka vendosur edhe të ndryshojë stilin e flokëve.
Në një postim në rrjetin social Instagram, 32-vjeçarja është shfaqur mahnitëse ndërsa pozonte para një pikture ku qëndronte Beyonce.
“Faleminderit mbretëreshë që na bën të ndihemi kaq të dashuruar përmes artit tënd”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Megjithatë, një transformim të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e saj, derisa ka pasur komente të tilla që shkruanin se ajo nuk është Adele më. /Telegrafi/