Këngëtarja britanike Adele ka festuar sot ditëlindjen e 32-të, dhe në vitin e fundit ajo ka marrë nën kontroll jetën dhe trupin e saj.
Që nga ndarja me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, Adele ka vendosur që të nisë një kapitull tjetër në jetën e saj, shkruan Mirror.
Krijuesja e hitit “Someone Like You” gjatë kësaj kohe ka falenderuar fansat e saj, të cilët i kanë qëndruar afër saj, teksa ka humbur peshë dhe është transformuar në një tjetër person.
Ajo u nda nga Simon, me të cilin ka një djal shtatëvjeçar të quajtur Angelow – pasi u bashkuan në vitin 2011 dhe ata më pas u kurorëzuan në vitin 2017.
Pas përfundimit të martesës së saj, super ylli ishte përqendruar në të qenurit e shëndetshëme me djalin e saj.
Një burim i tha Revistës People: “Ajo arriti në një pikë sa nuk ndihej mirë. Ajo e dinte që duhej të ndryshonte diçka, sepse dëshironte të ishte nëna më e shëndetshme”.
“Anjëherë nuk ishte e mendimit të humbte peshë. Humbja e saj në peshë ndodhi sepse ajo ka zvogëluar pijen dhe po ha më shumë ushqim të shëndetshëm. Tashmë edhe ajo po e adhuron transformimin fizik. Ajo është më e sigurtë, vishet ndryshe dhe thjesht duket e lumtur në përgjithësi”, shtoi burimi.
Varësia e re e Adele për të qenë e shëndetshme bëri gjithashtu që ajo të ketë ngritje në vetbesim dhe të ndihet më e bukur në vetvete. /Telegrafi/