Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka folur për të ardhmen e tij.
Tekniku italian tha se është i lumtur tek “Nerazurët”, por ai thotë se nëse dikush nuk është i kënaqur, ai mund të largohet.
“Nëse të gjithë janë të lumtur do të qëndrojë, përndryshe unë do të shkojë. Nëse dikush nuk është i kënaqur unë do ta prish kontratën”, ka thënë Mancini.
Interi aktualisht zë vendin e katërt në Seria A, më 67 pikë të tubuara, pozitë kjo që çon internistët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/