LAJMI I FUNDIT:

Absolventja e mjekësisë, vullnetarja që po përkujdeset për personat që po mbahen në karantinë në Qendrën e Studentëve

Absolventja e mjekësisë, vullnetarja që po përkujdeset për personat që po mbahen në karantinë në Qendrën e Studentëve

Në Qendrën e Studentëve, e cila tash e 12 ditë po përdoret si karantinë, si masë preventive për COVID-19, për qytetarët që po vijnë nga jashtë, janë angazhuar mbi 24 vullnetarë të profileve të ndryshme, absolventë të mjekësisë, infermierë, profesorë, programerë  dhe studentë të profileve të ndryshme.

Edita Sadriu, absolvente e mjekësisë për Telegrafin tregoi se vullnetarët janë të ndarë në dy grupe, ai i fushës së mjekësisë dhe i logjistikës.

“Puna e grupit shëndetësor është kryesisht triazhim, kontrolla rutinë të banorëve (kryesisht atyre me problem shëndetësor, diabet, hipertension dhe sëmundje kronike) dy herë brenda 24 orëve. Ndërsa, grupi i logjistikës, u shpërndanë ushqim tre herë në ditë banorëve në karantinë si dhe përgatitë pako higjienike”, deklaroi ajo.

Edita Sadriu, thotë se në kohën kur është përcaktuar për këtë profesion, ka qenë e vetëdijshme se një ditë do të mund të ballafaqohej me një situatë të tillë.

“Natyrisht COVID19, nuk ka mundur të imagjinohej nga askush deri më tash, por pavarësisht kësaj vullneti për të kontribuuar nuk po mungon, nga asnjëri vullnetarë”, tha ajo.

Ajo pohoi se nuk ka orar të caktuar për punën që bënë, por janë të angazhuar nga orët e hershme të mëngjesit deri vonë pas mesnate.

“Gjatë kontrolleve të përditshme për banorët në karantinë ekipi mjekësore kanë has në raste të ndryshme, ndër to edhe raste të ndjeshme, të personave me të ardhura të vogla financiare, të cilëve me disa raste u kanë blerë barna me parat e tyre.  Një ditë punë për vullnetarët që merren me logjistikë fillon herët në mëngjese në ora 8:00 e mëngjesit, për të qenë aty për shpërndarjen e shujtës së mëngjesit, për të vazhduar deri vonë në darkë. Pavarësisht lodhjes së tepërt, ideja se po bëjnë diçka për kombin po i mbanë në gjendje të mirë të gjithë vullnetarët”, theksoi ajo.

Ndryshe, të gjithë qytetarët e Kosovës që kthehen janë të detyruar të qëndrojnë në Qendrën Studentore 14 ditë, ku më pas iu bëhen edhe testet për të kuptuar nëse janë prekur me COVID-19.

Vlen të ceket që deri më tani në Kosovë janë 106 raste me coronavirus, njëri nga personat e infektuar është shëruar ndërsa njëri ka humbur jetën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori