Abrashi vazhdon të shkëlqejë, tjetër gol me Freiburgun (Video)

Mesfushori fantastik i skuadrës gjermane Freiburg, ka arritur të shënoj edhe një gol tjetër me skuadrën e tij të re edhe pse roli i tij në fushë është mesfushor qendror.
‘Pitbulli’ i Kombëtares së Shqipërisë ishte titullar në ndeshjen miqësore mes Freiburg dhe SV Kirchzarten, ku triumfoi skuadra e gjakovarit me rezultat të thellë 7-1.
Abrashi kaloi bukur dy lojtarë dhe kombinoi me bashkëlojtarin e tij Bergeman i cili asistoi për gjakovarin që shënoi për mrekulli golin e katërt në këtë sfidë.
Ky ishte goli i dytë për mesfushorin 25-vjeçar në dy ndeshjet e para me Freiburgun që prej transferimit të tij tek kjo skuadër nga Grasshoppers.
Abrashi si duket do të jetë një lider i padiskutueshëm edhe tek Freiburgu ashtu siç ishte në Zvicër te GC. /Telegrafi/








































