LAJMI I FUNDIT:

Abi Çarshia me brende të reja në fushën e tekstilit

Abi Çarshia me brende të reja në fushën e tekstilit

Si një qendër tregtare unike në Kosovë, e karakterizuar me ambientin e hapur e arkitekturën e bukur, Abi Çarshia vazhdimisht përkujdeset që për konsumatorët e vet t’i sjell risitë e opsionet më të reja në treg.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, ku ka shtuar dy brende të reja të fushës së tekstilit me qëllim që të gjithë vizitorët të kenë sa më shumë mundësi për blerje.

Luani Home është një prej brendeve që së fundmi është hapur në Abi Çarshia, duke poseduar një hapësirë me organizim të hatashëm për ta lehtësuar përvojën e blerjes.

Ndërkaq së shpejti do të hapet edhe Adore Home, e cila gjithashtu do të ofrojë një asortiment të gjerë të produkteve që variojnë nga pjatat, gotat, lugët, vazot, aksesorët e ndryshëm, etj.

Këto dy brende do të gjenden në katin e dytë, së bashku me shumë brende tjera të tekstilit shtëpiak.

Me risitë që po i sjellë vazhdimisht, Abi Çarshia vërtet po dëshmon se mbetet vendi ideal për ta kaluar kohën me familje, shoqëri e kolegë.

Artikull i sponzorizuar