Presidenti amerikan, Barack Obama, të premten iu bashkua kryeministrit Abe në paralajmërimin se të dy shtetet janë të përkushtuara që të ndërmarrin “aksione të fuqishme” si reagim ndaj provës së mëhershme bërthamore të Koresë Veriore.

Në një sinjal të qartë drejtuar Kinës, lideri japonez tha se shteti i tij nuk dëshiron përshkallëzim situate me Pekinin, por nuk do të tolerojë sfidimin e sovranitetit në lidhje me ishujt kontestues në Detin e Kinës Lindore, transmeton REL.


Ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë kontrollohen nga Japonia, por pretendohen nga të dy shtete aziatike. /Telegrafi/