LAJMI I FUNDIT:

Abdurrahim Islami: E kam pritur se do të shpallen fajtorë

Abdurrahim Islami: E kam pritur se do të shpallen fajtorë

“Unë kam qenë prezent në gjykatë, por jam vonuar për të qenë me kohë brenda sallës”, ka thënë prokurori Abdurrahim Islami.

Ai është shprehur se është i kënaqur me vendimin e shpallur sot nga gjykata.


“Nga fillimi në bazë të provave që i kemi paraqitur dhe të cilat janë administruar në gjykatë, kemi qenë të bindur në fajësinë e të akuzuarve”, ka thënë Islami.

Ai ka shtuar se pretendimet e prokurorisë janë vërtetuar edhe nga vetë gjykata.

I pyetur nëse do të bëjë ankesë për lartësinë e dënimit të sotëm, ose për ndonjë çështje tjetër rreth këtij rasti, Ismajli nuk ka dashur të përgjigjet saktë.

“Për momentin nuk jam duke menduar të bëj ankesë për vendimin e gjykatës, por definitivisht për ankesë të mundshme do flasim pasi ta marrim vendimin e gjykatës”.

Frashër Krasniqi, pas dënimit me 8 vjet burg: Jo rastësisht, gjykatësi insistonte që ky proces të kryhet para balotazhit
Lexo po ashtu Frashër Krasniqi, pas dënimit me 8 vjet burg: Jo rastësisht, gjykatësi insistonte që ky proces të kryhet para balotazhit

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë i drejtuar nga gjykatësi Beqir Kalludra e shpalli aktgjykimin ndaj katër të dyshuarve për sulmin me mortajë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ata janë shpallur fajtorë në akuzën për të cilën janë ngarkuar dhe janë dënuar me një total prej 21 vjetësh e 6 muajsh burg.

Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burg, Frashër Krasniqi me 8 vjet, Egzon Haliti me 5 vjet e gjysmë, ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burg.

Mbështetësit e të akuzuarve në sallë kanë protestuar në momentin kur gjykatësi i shpallte aktgjykimet dhe kjo ka bërë që ai të urdhërojë nxjerrjen nga salla të disa pjesëmarrësve. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori