Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në margjina të Samitit të Demokracisë në Evropën Juglindore që po mbahet në Mal të Zi.
Për takimin bilataral me Osmanin ka shkruar kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq.
I pari i Qeverisë së Malit të Zi ka thënë se me Presidenten e Kosovës kanë diskutuar për projektet e përbashkëta në fushën e ekonomisë.
“Detyra e përbashkët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është që në periudhën e ardhshme të konkretizojnë projekte me interes të përbashkët në fushën e ekonomisë dhe transportit. Ishte kënaqësi të bisedoja sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të Demokracisë në Evropën Juglindore, Budva”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.
Megjithatë, gjatë një diskutimi të panelit në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore, Presidentja Osmani, dhe kryeministri Abazoviq, shkëmbyen replika lidhur me nismën rajonale “Ballkani i Hapur”./Telegrafi/
Zajednički zadatak Crne Gore i Republike Kosovo je da se u narednom periodu konkretizuju projekti od zajedničkog interesa u oblasti ekonomije i saobraćaja. Danas mi je bilo zadovoljstvo o tome razgovarati sa predsjednicom 🇽🇰 @VjosaOsmaniPRKS, na marginama SEE|DEM u Budvi. pic.twitter.com/P7rH46EZoR
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) May 30, 2022