Site icon Telegrafi

AAK i reagon Dimal Bashës: A erdh gruri dhe vaji, të kujt janë ekstazitë?

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të LVV-së, Dimal Basha pasi që ky i fundit akuzoi kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj që së bashku me kreun e organizatës së veteranëve, Faton Klinakun, dhe nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku po e krijojnë narrativën rdhe klimën për eliminim e Albin Kurtit.

Xhemaili i ka parashtruar disa pyetje publike deputetit të VV-së, Dimal Basha.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka pyetur Bashën për ekstazitë LV.

Lexo po ashtu Deputeti i LVV-së: Deklaratat e Klinakut, Haradinajt dhe Lushtakut po krijojnë klimë për eliminimin e Kurtit

“Të kujt janë ekstazitë LV, Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër?”, është shprehur Xhemaili.

Ai më tej pyet Bashën edhe për grurin dhe vajin.

“A erdh gruri dhe vaji? A po vazhdon trafiku me narkotikët? Të kujt janë ekstazitë LV, Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër? Si është puna në KEK dhe me ambasadorin Berisha, apo jeni nxënë duke e luftu gjyqësorin dhe kundërshtarët politikë? Llogaridhënies nuk mund t’i ikni!”, ka shkruar Xhemaili. /Telegrafi/

Exit mobile version