LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja nuk e do rënien e Qeverisë

AAK-ja nuk e do rënien e Qeverisë

Hyrja në koalicion e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duket më afër se kurrë. Kështu thuhet nga zyrtarë të dyja subjekteve politike, të cilët deklarojnë se janë duke u zhvilluar negociatat dhe së shpejti mund të ketë një qartësim për këtë. Ndërkohë, rrëzimi me anë të mocionit të votëbesimit nga opozita, nuk do të mund të ndodh, pasi që AAK-ja nuk shpreh vullnet për të përkrahur një variant të tillë.

Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, nuk beson që AAK-ja do të mund të përkrah një mocion për rrëzimin e Qeverisë, duke thënë se kanë bashkëpunim të mirë me këtë parti.

“Ne me AAK-në kemi bashkëpunim. Në përgjithësi me skenën politike kemi bashkëpunim. Procesi po kalon nëpër periudhë tepër të ndjeshme dhe kemi përshëndetur AAK-në për bashkëpunimin”, ka theksuar Grabovci.


Ndërkohë, qëndrimet e Shefit të GP të AAK-së, Ardian Gjini, janë krejt ndryshe nga deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Burim Ramadani, i cili ka thënë se 12 votat në Kuvend të AAK-së janë për rrëzimin e Qeverisë.

“Mund t’ju them se nganjëherë njerëzit kur ekspozohen ndaj një pyetjeje, e thonë një analizë e cila mundet me qenë e saktë. Mirëpo, po ju them që nuk ka kurrfarë përçarje, absolutisht zero, në Aleancë. Kjo që ka thënë zotëri Ramadani është e saktë sa i përket numrave, mirëpo nuk shpreh vullnet. Ju thashë edhe njëherë, shumë shpejt për gjitha temat do të jeni të njoftuar”, ka deklaruar Gjini.

Po ashtu, ai ka komentuar edhe çështjen e koalicionit, duke thënë se shumë shpejt do të ketë një qartësim për opinionin publik.

“Ka të bëjë me atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi. Është e njëjta gjë. Ka ardhur koha që të ketë qartësi për mundësinë e udhëheqjes së Qeverisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo qartësi me siguri që do të ndodh në fillim të këtij muaji që po hymë për pak ditë. Pas qartësimit edhe opinioni publik, edhe të gjithë do të dinë se cilat do të jenë rrugët cilat do të ndiqen pastaj. Është i njëjti pozicion që e ka mbajt Aleanca goxha të gjatë”, ka thënë Gjini, transmeton Kosovapress.

Zyrtari i lartë i AAK-së ka deklaruar që procesi i brendshëm zgjedhor në AAK nuk e pengon çështjen e hyrjes në koalicion ose jo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori