LAJMI I FUNDIT:

AAK-ja i mban zgjedhjet në prill

AAK-ja i mban zgjedhjet në prill

Grupi koordinues për zgjedhjet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se zgjedhjet e përgjithshme të kësaj partie do të nisin në mbi 900 degë dhe se në to do të marrin pjesë mbi 35 mijë anëtarë të saj.

Kryetari i këtij grupi, Valon Tolaj ka thënë se zgjedhja e kryetarit dhe e kryesisë do të bëhet në pjesën e dytë të prillit, pas tubimit të 415 delegatëve pjesëmarrës, transmeton Koha.net.

Tolaj ka thënë se gjatë periudhës zgjedhore kjo parti synon të sjellë aderime të mëdha në strukturat e saj. Anëtarët e këtij grupi kanë bërë të ditur se do t’i dërgojnë ftesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizatave tjera për të përcjellë procesin zgjedhor në këtë parti. /Telegrafi/