LAJMI I FUNDIT:

AAK garon e vetme në zgjedhjet e reja, insiston në postin e presidentit

AAK garon e vetme në zgjedhjet e reja, insiston në postin e presidentit

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi pas mbledhjes së kryesisë të kësaj partie ka thënë se AAK do të garojë në zgjedhje e vetme.

Isufi ka thënë se janë të gatshëm që të udhëheqin me Qeverinë e Kosovës.


“Në këto zgjedhje do të dalim si AAK sepse jemi parti e konsoliduar mirë që udhëheqim në shtatë komuna dhe bashkë qeverisim në shtatë të tjera dhe jemi të përgatitur gjithashtu që të udhëheqim edhe me Qeverinë e Kosovës”, tha Isufi, transmeton Telegrafi.

Sa i përket kandidimit të kreut të partisë, Ramush Haradinaj për president, Isufi u shpreh se ky post i takon Haradinajt.

“Ne e mbajmë të njëjtin qëndrim dhe vazhdojmë që mendojmë që z.Haradinaj meriton të jetë president i vendit, sepse kemi parë edhe në të kaluarën që kryetarë të partive kanë qenë në pozitë të tillë”, ka thënë Isufi.

I pyetur se a mund të jetë Haradinaj kandidat edhe për kryeministër, Isufi theksoi se “Jemi në konsultime dhe nuk e ndërrojmë qëndrimin për shkak se nuk bëjmë lojë me opinionin dhe vetveten”.

Ai bëri të ditur se në takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani do të shkoj Besnik Tahiri. Isufi shtoi se si AAK janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori