Ka disa vjet që ka përfunduar lufta çlirimtare e UÇK dhe tani e disa vjet Kosova është e lirë. Është e lirë vetëm në aspektin e sigurisë, sepse në pjesën më të madhe të territorit të saj, përjashto pjesën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, nuk ka forca policore dhe ushtarake të Serbisë.
Liria e popujve është liri fundamentale dhe universale , e cila njihet dhe garantohet nga konventat ndërkombëtare që e rregullojnë këtë çështje, andaj kjo e drejtë duhet t’u garantohet edhe shqiptarëve të Kosovës. Me përfundimin e luftës më 1999, jo gjithçka përfundoi në raportet në mes Serbisë dhe Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare formoi Tribunalin e Hagës, i cili u mor dhe po merret me krimet e luftës që ndodhën gjatë procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Nëpër proceset e këtij Tribunali kanë kaluar edhe disa pjesëtarë të UÇK-së. Fatmirësisht, procesi ndaj dy liderëve të UÇK-së përfundoi pa mundur të ofrohen prova se ushtria jonë ka kryer krime. Kjo ishte një fitore e madhe në favor të luftës sonë të drejtë dhe çlirimtare.
Mirëpo Serbia, si agresore dhe shkaktare e luftërave në ish-Jugosllavi, me çdo kusht tentoi dhe po tenton ta barazojë krimin e saj ndaj të tjerëve me gjoja krimet e të tjerëve ndaj serbëve. Me njëfarë mënyre edhe ia ka arritur, që së paku formalisht ta realizojë këtë qëllim. Në funksion të këtij synimi bashkësia ndërkombëtare , duke u bazuar në raportin e Dik Martit, po kërkon nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës të krijohet një Gjykatë Speciale, që do të hulumtojë krimet e mundshme të UÇK-së ndaj jo shqiptarëve dhe shqiptarëve bashkëpunëtorë të Serbisë.
A duhet ta pranojnë shqiptarët një Gjykatë të tillë?
Parimisht po, praktikisht jo!
Parimisht po, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë kundër proceseve që janë objekt i drejtësisë e jo i proceseve politike. Praktikisht jo, sepse Gjykata Speciale po formohet e ndikuar politikisht dhe e drejtuar nga paragjykimet e Serbisë kundër pjestarëve të UÇK-së.
A mund ta pengojnë shqiptarët e Kosovës formimin e kësaj Gjykate?
Jo, sepse Serbia është në pozitat e të fortit duke pasur edhe mbështetjen e fortë të aleatëve të saj politikë.
Pse është i padrejtë formimi i një Gjykate Speciale?
Është i padrejtë, sepse në Kosovë, në kuadër të UNMIK-ut ka pasë një sistem drejtësie; sepse pas UNMIK-ut në Kosovë është vendosur administrimi i EULEX-it që gjithashtu ka pasur sistemin e tij të drejtësisë; me gjoja krimet e UÇK-së është marrë edhe Tribunali i Hagës; në Kosovë tani vepron sistemi i drejtësisë brenda institucioneve të vendit, prandaj juridikisht është e panevojshme krijimi i shumëfishtë i sistemeve të drejtësisë.
A duhet të ngritet padia për gjenocid të shkaktuar nga Serbia kundër shqiptarëve?
Kjo patjetër se duhet të ndodh. Gjenocidi i Serbisë kundër shqiptarëve nuk duhet të përfshijë vetëm luftën e fundit çlirimtare. Serbia kundër shqiptarëve ka ushtruar dhunë të paparë jo vetëm dy apo tre vite, por afër një shekull. Prandaj, ushtrimi i dhunës kundër një etnie duke përdorur format më të vrazhda, , dëbime nga vendi, vrasje, burgosje, plaçkitje, dhunime femrash, djegie shtëpish, burgosje që shkojnë deri në mijëra vjet, ndalim i të drejtës për ta shprehur identitetin e vet për shqiptarët, helmime të fëmijëve, djegie kufomash, zhdukje njerëzish, privim nga e drejta për t’u arsimuar dhe e drejta për t’u mjekuar etj. të gjitha këto për afër një shekull, nuk mund të emërtohen ndryshe, përpos gjenocid dhe aspak më pak se gjenocid. Nëse Serbia paska të drejtë të kërkojë gjykatë të posaçme kundër ndonjë individi shqiptar, kundër ndonjë rasti të izoluar, kundër ndonjë rasti të paorganizuar, atëherë lind pyetja pse shqiptarët e Kosovës s’paskan të drejtë të kërkojnë gjykatë kundër gjenocidit që ka ushtruar një shtet kundër qenies së tyre etnike për një shekull?
Nëse bota, mos e thëntë Zoti, pranon ndarjen selektive të drejtësisë, atëherë drejtësinë e dirigjon forca e jo drejtësia forcën. Kosova tani ka të drejtë ta padisë Serbinë për gjenocidin e ushtruar kundër shqiptarëve, sepse Kosova më herët nuk e kishte këtë mundësi duke mos qenë shtet, prandaj jo vetëm se është koha që të paditet Shteti i Serbisë për gjenocid ndaj shqiptarëve, por kjo nuk guxon të mos ndodh.
Dënimi i gjenocidit nuk mund ta ndryshojë atë që ka ndodhur, por mund ta parandalojë një mundësi të tillë kudo në botë që të mos ndodhë në të ardhmen. Dënimi i gjenocidit ndaj kujtdo qoftë që ka kryer gjenocid, është shpëtim i botës nga kjo e keqe. Prandaj, bota demokratike ka obligim njerëzor që ta ndihmojë jo vetëm Kosovën për realizimin e kësaj të drejte.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?