Site icon Telegrafi

A do të vazhdojë ta mohojë Blero lidhjen me Afronën pas kësaj fotografie?

Qe një kohë të gjatë është spekuluar për një lidhje të Blero Muharremit me Afrona Dikën, mirëpo këngëtari gjithmonë ka mohuar ekzistimin e një romance mes tyre.

Madje fundjavën që lamë pas në një emision televiziv, ai theksoi se kishte pasur një shkëndijë mes tyre, porse ata nuk ishin në marrëdhënie dashurie.

Nuk zgjati shumë dhe ai postoi një fotografi me Afronën në Instagram.

Ndërsa, gjatë ditës së hënë ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram një fotografi të postuar nga Afrona, në të cilën dy protagonistët duken shumë të afeksionuar pas njëri-tjetrit.

Ju mbetet të vlerësoni duke shikuar fotografinë nëse është fjala për një lidhje të re në skenën shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version