LAJMI I FUNDIT:

Putini angazhon gjeneralin 67-vjeç në pension, që ka 130 kilogramë – për të udhëhequr forcat në Ukrainë

Putini angazhon gjeneralin 67-vjeç në pension, që ka 130 kilogramë – për të udhëhequr forcat në Ukrainë

Një gjeneral i pensionuar rus me mbipeshë, është dërguar për të luftuar në Ukrainë, kjo pasi që Moska ka mbetur pa zyrtarë të lartë ushtarakë që po vriten pothuajse çdo ditë në luftimet e ashpra me ukrainasit.

Gjenerali 67-vjeç, i ka 130 kilogramë dhe thuhet se tani është përgjegjës për operacionet speciale të ushtrisë rusë në lindje të Ukrainës, kjo pasi që ish-komandanti tjetër rus u plagos rëndë gjatë një sulmi artilerik, transmeton Telegrafi.


Veterani i ushtrisë ruse në Afganistan, është i njohur si Gjeneral Paveli.

Burime të inteligjencës i kanë thënë Daily Star, se Putin po i zëvendëson eprorët e lartë ushtarakë.

“Shumica e zyrtarë të lartë ushtarakë janë vrarë apo plagosur në luftën në Ukrainë, kështu që tani po i dërgon zyrtarët e kategorisë së dytë në vijën e frontit”, shtoi burimi.

Madje Putini nuk po heziton të rikthejë në shërbim gjeneralët e pensionuar siç është rasti i gjeneral Pavelit.

“Putini është si bosi i mafias që askush nuk guxon të mos i nënshtrohet kërkesave të tij. Nëse gjenerali i pensionuar pranon mesazh nga Putini ku thuhet se nëna Rusi ka nevojë për të për të luftuar në Ukrainë, nuk ka shumë hapësirë për manovrim. Nuk ka ikje nga Rusia falë sanksioneve perëndimore”, shtoi burimi i inteligjencës.

Pavel është një ushtarak me mbi 40 vite përvojë dhe u bë komandant i forcave speciale ruse – por kjo ndodhi 25 vite më parë kur ishte më i ri dhe më i dobët.

Ai është aq i plotë sa që uniforma ushtarake duhet qepur enkas për të, dhe jeleku antiplumb punohet me porosi për gjoksin e tij. Ai ha pesë herë në ditë dhe pinë të paktën një litër vodka.

Rusia besohet se ka humbur mbi 10 gjeneralë në luftën në Ukrainë dhe mbi 30 zyrtarë tjerë ushtarakë. /Telegrafi/