LAJMI I FUNDIT:

Dehari: Nëse ne nuk e ndërtojmë shtetin tonë, kush duhet ta bëjë (Video)

Dehari: Nëse ne nuk e ndërtojmë shtetin tonë, kush duhet ta bëjë (Video)

Në një film dokumentar të punuar me rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2010, si shembuj të personave që janë kthyer nga Zvicra për të jetuar në Kosovë, flasin Avni Dehari dhe dy djemtë e tij Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.

Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari AvniDehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

Tragjikisht një ditë më parë ndërroi jetë djali i tij Arbënor Dehari, i cili në një dokumentarë të realizuar dy vjet pas pavarësisë, bashkë me babain e vëllanë flasin për arsyet e kthimit të tyre në Kosovë.

Arbënori thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh .


“Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar këtu shtetin kush duhet ta bëjë.”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar Arbënor Dehari, transmeton KP.

Edhe vëllai i tij, Astrit Dehari, është shprehur se nuk mund të paramendojë të jetoj në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje.

E Avni Dehari thotë në këtë dokumentar se është kthyer menjëherë në vitin 1999 së bashku me vajzën, ndërsa një vit më vonë i janë kthyer Gruaja me dy fëmijët e tij, Arbënor Dehari dhe Astrit Dehari.

Ai e ka lënë Zvicrën për t’u kthyer në Kosovë dhe me u përballë me sfidat që do t’i ketë Kosova. Në Zvicër ka punuar së bashku me bashkëshorten.

“Në aspektin financiare kemi pasur gjendjen shumë të mirë dhe kushte me të mira në Zvicër, as që kemi pritur t’i kemi dhe këtu as që mund ti kemi kushtet si në Zvicër, por dashuria për atdhe ka qenë arsyeja kryesor që jemi kthyer. Edhe sikur gjithë Zvicrën të na kishin falur nuk e kishim ndryshuar mendimin”, thotë Avni Dehari.

Mund të shihni pjesë nga një dokumentari i realizuar më rastin e dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2010, dhe i postuar në facebook nga Adnan Asllani. Dokumentari është realizuar në gjuhën Gjermane, në dialektin zviceran.

Arbënor Dehari humbi jetën tragjikisht dje rreth orës 09:30, duke rënë nga kati i gjatë i banesës ku jetonte. Ai ishte aktivist i Vetëvendosjes që nga formimi i saj, si anëtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/