LAJMI I FUNDIT:

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit
Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në Gjakovë, për shkak se i njëjti kishte mbajtur me forcë dhe nën kërcënimin e armës, bashkëshorten e tij.

Kështu ka bërë të ditur policia e Gjakovës përmes një njoftimi për media.

“Stacioni Policor në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka reaguar me efikasitet ndaj një rasti të raportuar të mbajtjes me forcë të dy viktimave dhe kanosjes me armë zjarri, duke arrestuar të dyshuarin, një mashkull i moshës madhore”, thuhet në njoftim.


Rasti është raportuar rreth orës 19:25, kur një qytetar ka njoftuar policinë se ai dhe motra e tij ishin mbajtur nën kërcënimin e armës në shtëpinë e të dyshuarit në Gjakovë.

Sipas informacioneve, qytetari kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes, ndërsa motra e tij kishte mbetur brenda, e mbajtur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari për kanosjen dhe mbajtjen me forcë.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore, përfshirë njësinë e hetimeve dhe NJRSH-në, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin pas një ndërhyrjeje të shpejtë dhe profesionale. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka sekuestruar një armë zjarri automatike dhe 54 fishekë, që dyshohet se janë përdorur në këtë rast, si dhe një sasi të vogël të substancave narkotike”, thuhet në njoftim.

Viktima ka marrë ndihmën mjekësore për lëndimet e pësuara dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij është iniciuar procedura ligjore për veprat penale të kanosjes dhe mbajtjes së viktimave me forcë, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria e Gjakovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Gjithashtu ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, brenda afatit të paraparë ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori