LAJMI I FUNDIT:

T-Systems mbështet Pristina.Innovate.Healthcare: Një hap i madh për inovacionin në shëndetësi

T-Systems mbështet Pristina.Innovate.Healthcare: Një hap i madh për inovacionin në shëndetësi

Pristina.Innovate.Healthcare, hackathoni i parë i dedikuar për inovacionin në shëndetësi në Kosovë, merr një mbështetje të rëndësishme nga T-Systems, një nga liderët globalë në zgjidhjet digjitale dhe teknologjinë cloud.

Ky bashkëpunim sjell mundësi të reja për pjesëmarrësit e hackathonit, duke ofruar voucher në vlerë prej 25.000 Euro për shërbimet e tyre dedikuar për një nga ekipet fituese. Mbi të gjitha, T-Systems sjell Z.Werner Gold, CTO për t’u bashkuar në jurinë e cila zgjedh ekipet fituese në eventin e mbylljes.

“Mbështetja e T-Systems për Pristina.Innovate.Healthcare është një shtysë e madhe për ekipet pjesëmarrëse, duke u ofruar atyre qasje në burime të rëndësishme për të zhvilluar zgjidhje inovative në shëndetësi. Ky partneritet forcon edhe më shumë misionin tonë për të krijuar një mjedis ku teknologjia dhe kreativiteti takohen për të sjellë ndryshime konkrete,” u shpreh ekipi organizues i Pristina.Innovate.Healthcare.

Me këtë mbështetje, Pristina.Innovate.Healthcare synon të fuqizojë talentet lokale dhe të krijojë ura bashkëpunimi mes industrisë, akademisë dhe sektorit të shëndetësisë. Hackathoni do të mbahet më 4-6 prill në Prishtinë, duke sjellë së bashku profesionistë të IT-së, mjekësisë dhe sipërmarrjes për të zhvilluar zgjidhje inovative në kujdesin shëndetësor.

Për më shumë informacione mbi hackathonin dhe mundësitë e pjesëmarrjes, vizitoni www.pristina.innovate.healthcare apo faqen në instagram @pristina.innovate.healthcare.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Kalo në kategori